LAJMI I FUNDIT:

Udhëtari kërcënonte se në bord do shpërthejë një bombë, aeroplani bëri ulje emergjente (Video)

Udhëtari kërcënonte se në bord do shpërthejë një bombë, aeroplani bëri ulje emergjente (Video)

Davlatkadam Davlatkadamov nga Taxhikistani, e ka detyruar një aeroplan të bënte ulje emergjente në Moskë të Rusisë, pasi qëlloi një stjuardesë në fytyrë dhe kërcënonte se ka bombë në bord.

Studenti 25-vjeçar, i ka shqetësuar për një kohë të pranishmit, duke pretenduar se së shpejti do të ketë një shpërthim, transmeton Telegrafi.


“Të lutemi. Të gjithë t’i lutemi Allahut. Ky aeroplan do të eksplodojë” ka thënë Davlatkadamov, para se ta lidhnin për ta mbyllur në një kthinë.

Pas aterrimit, aeroplani është kontrolluar në detaje dhe nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes. Më vonë, i është nisur sërish drejt Dushanbe, që është kryeqyteti i Taxhikistanit.

Në anën tjetër, i dyshuari nuk ka lejuar të testohet nga autoritete ruse për konsum droge apo alkooli.

Mbi të rëndojnë akuzat për huliganizëm gjatë udhëtimit, ndërsa nuk raportohet të ketë lidhje me ndonjë organizatë kriminale. /Telegrafi/