0Shares

Leon Anover po e priste fluturimin me aeroplan prej një aeroporti në Filipine, kur pranë tij u shfaq një gjarpër.

Nga frika prej reptilit, të gjitha të pranishmit u larguan, derisa një pjesëtar i stafit e vuri në një qese për ta lëshuar në shkurret që ndodhen përjashta, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet prej nga u paraqit, nëse ishte e ndonjë pasagjeri dhe iku prej valixhes, apo hyri vetëm nga ambienti i jashtëm.

Nuk raportohet për ndonjë aksident, si pasojë e këtij vizitori të pazakontë, që shkaktoi tollovi të konsiderueshme. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)