LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit pa biografi

Udhëheqësit pa biografi

Në dy dekadat e fundit, veçanërisht mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jemi dëshmitarë të emërimit të shumë personave, por jo edhe të personaliteteve në poste të rëndësishme udhëheqëse të vendit, derisa shumica nga ata, sot e dy dekada më parë, nuk i bëjnë publike biografitë e tyre.

Këto veprime, nuk justifikohen assesi, veçanërisht për ata persona që janë zgjedhur drejtpërdrejt nga sovrani, por edhe për ata që janë zgjedhur e vazhdojnë të zgjidhen në dikastere qeveritare dhe agjenci të rëndësishme të Kosovës.

Mbas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, shumë nga ata që fituan pozita të rëndësishme në udhëheqjen e vendit, ose i kanë prerë biografitë e tyre, ose nuk kanë dashur të bëjnë publike aktivitetin e tyre politik, veçanërisht gjatë dekadës së okupimit, sa njeriu fiton bindjen, sikur këta njerëz para 12 qershorit të vitit 1999, nuk kanë ekzistuar!

Disa sish, mbas përfundimit të luftës, sikur janë ndjerë të turpshëm të shpërfaqin aktivitetin e tyre politik, derisa mbas luftës, partinë që dikur e kishin për zemër tashmë e trajtonin si kundërshtare! Kishte edhe të atillë që gjatë periudhës së okupimit, kishin zhvilluar aktivitete të dyshimta biznesore dhe përmes fshehjes së biografisë, provuan t’i fshihnin edhe aktivitetet e tyre të errëta, të cilat nuk do të dëshironin t’i kujtonin kurrë. Fshehja e biografive ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh, edhe për faktin se udhëheqësi i një institucioni të rëndësishëm, nuk disponon as përgatitjen elementare, jo vetëm për të udhëhequr, por as për të punuar në rangun më të ulët të institucionit të cilin e drejton!

Autocensura që ndodhi gjatë dy dekadave të fundit, nuk ishte më e ashpër as në regjimin komunist. Ky veprim i frikshëm, të imponon idenë se janë pikërisht biografitë e errëta dhe të prera, të fshehura e gjysmake, të cilat ndikojnë në paqëndrueshmërinë e institucioneve të vendit.

Derisa i fshehim biografitë, jemi këtu ku jemi!

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Sa është gjatësia mesatare e penisit tek meshkujt shqiptarë? Zbulohen statistikat

Sa është gjatësia mesatare e penisit tek meshkujt shqiptarë? Zbulohen statistikat

Shëndetësi
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Kalo në kategori