LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit dhe funksionarët shtetëror pritet të mbeten pa përfitime të përjetshme

Udhëheqësit dhe funksionarët shtetëror pritet të mbeten pa përfitime të përjetshme

Në bazë të projektligjit parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70% e pagës bazë të fundit.

Enver Hasani ka kohë që nuk është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, por ende vazhdon t’i gëzoj benificionet që ia siguron shteti. Pos pagës, ai ka zyrë, asistent, shofer e veturë.


Hasani, megjithatë nuk është i vetmi që gëzon të tilla privilegje nga shteti.

Për të dhe për kategorinë tjetër të funksionarëve publik, mund të mos jetë me interes të miratohet Ligji për pagat.

Kjo për faktin se me projektligjin që e ka bërë gati Qeveria, parashihet t’i jepet fund  kompensimit të përjetshëm të tyre.

Në bazë të projektligjit, një kopje të të cilit e disponon Aktivpress, parashihet që kompensimi të mos zgjasë më shumë se një vit pas përfundimit të mandatit të funksionarit publik, për sa kohë që niveli i pagës të jetë 70%  e pagës bazë të fundit.

Funksionarët publik të cilët përfitojnë nga kjo e drejtë janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurori i Shtetit, Kryetari i Gjykatës Supreme, Zëvendëskryeministri, Ministri, Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Zëvendësministri, Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Komunës. Presidenti nuk hynë në këtë mes, pasi forma e kompensimit të tij është e rregulluar me ligj të veçantë.

Me Projektligjin për paga është e përcaktuar që e drejta në kompensim të pagës të zbatohet vetëm nëse funksionari publik ka ushtruar së paku gjysmën e mandatit të tyre të rregullt.  Nëse funksionari publik brenda një viti punësohet ose merr ndonjë të ardhur tjetër, nga Buxheti ose nga ndonjë burim tjetër, nuk ka të drejtë të përfitoj kompensimin.

Ky kufizim që u është bërë funksionarëve publik mund të rrezikoj miratimin e projektligjit nga ana e deputetëve, për shkak të ndikimit  që mund ta ushtrojnë mbi ta, shefat e shtyllave kryesore të shtetit./Aktivpress/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori