LAJMI I FUNDIT:

U tha se 10 mijë qytetarë morën pjesë në protestën në veri, përgënjeshtrohen mediat serbe – ishin më pak se 1 mijë

U tha se 10 mijë qytetarë morën pjesë në protestën në veri, përgënjeshtrohen mediat serbe – ishin më pak se 1 mijë

Serbët në veri të vendit u mblodhën sot një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Protesta kaloi e qetë, ndërkaq para protestuesve folën krerët e Listës Serbe dhe zyrtarë të tjerë serb.


Një numër i konsiderueshëm i serbëve u panë në protestë, por jo edhe aq sa u raportua në media serbe.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka thënë se për ta fshehur numrin e vërtetë të protestuesve serbë, sot fati ishte me ta në Mitrovicë.

“Shiu ua dha mundësinë që të rrinë më rrallë me njëri-tjetrin, e të duken normal. Gjersa për 4 metra katror, siç shihet në video janë 18-20 pjesëmarrës, në kohë me shi, me ombrella hapur, në të njëjtën hapësirë qëndrojnë 4-6 pjesëmarrës. Sipas llogaritjeve, i bie qe nëse në protesta të sotme, mediat me pro-pushtetit kanë thënë se janë 10.000 protestues, atëherë ne protestën e sotme ne Mitrovicë kanë qenë afër 1.000. ASNJË MË SHUMË!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Manipulimin me shifrat e protestuesve e ka demantuar edhe Iniciativa serbe “Odgovor”.

Kjo iniciativë përmes një postimi në Twitter ka shkruar se numër i vogël i serbëve të Kosovës, më pak se 2500 i janë përgjigjur ftesës së Listës Serbe për protestë.

“Thirrjes së Listës Serbe iu përgjigjën një numër jashtëzakonisht i vogël i qytetarëve të Kosovës më pak se 2500 serbë. Dhe akoma më pak prej nesh iu përgjigjën presionit të kriminelëve për t’u mbledhur në protestën e sotme. Mosbindja civile si përgjigje ndaj politikës tradhtare të “SNS” dhe “Listës Serbe” është dëshmi e kësaj që po humbasin të gjithë mbështetjen!”, thuhet në postimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori