LAJMI I FUNDIT:

U takua javën e kaluar me presidentin Trump, zyrtari brazilian del pozitiv me coronavirus

U takua javën e kaluar me presidentin Trump, zyrtari brazilian del pozitiv me coronavirus

Një zyrtar i qeverisë braziliane, Fabio Wajngarten, ka dalë pozitiv në testet për coronavirusin, vetëm disa ditë pasi mori pjesë në takime me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas qeverisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shërbimi mjekësor i Presidencës së Republikës “po merr të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të ruajtur shëndetin” të presidentit Jair Bolsonaro.


Siç bëhet e ditur, javën e kaluar, zëdhënësi i Presidencës së Brazilit, Wajngarten mori pjesë në delegacionin që shoqëroi presidentin Bolsonaro në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Sipas qeverisë, të gjithë anëtarët e delegacionit gjithashtu do të monitorohen, duke shtuar se ekipi u kthye në Brazil në të njëjtin aeroplan.

Ashtu si Bolsonaro, Wajngarten u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sekretari madje publikoi një fotografi së bashku me Trump dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence.

Donald Trump do të mësojë nesër, nëse presidenti me të cilin shtrënguan duart është i prekur nga coronavirusi
Lexo po ashtu Donald Trump do të mësojë nesër, nëse presidenti me të cilin shtrënguan duart është i prekur nga coronavirusi

“Qeveria braziliane tashmë ka njoftuar autoritetet e qeverisë amerikane për ngjarjen, në mënyrë që ata të mund të marrin masat e nevojshme paraprake”, informoi Pallati Planalto, në një deklaratë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori