Kardiologu Gani Bajraktari muaj më parë ishte suspenduar nga puna për shkak të referimit të një pacienti për diagnostikim në një spital privat.
Me vendim të Inspektoratit të Punës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është i detyruar ta kthejë atë në vendin e punës në afat prej nëntë ditësh.
Por, SHSKUK-ja e kundërshtoi këtë vendim duke bërë ankesë në Trupën Ekzekutive të Inspektoratit të Punës.
E tek pasi shkalla e dytë e inspektoratit të punës e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë, Kardiologu Gani Bajraktari, në profilin e tij në Facebook, i ka bërë një kërkesë publike ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit, shkruan Telegrafi.
Bajraktari fillimisht ka sqaruar se suspendimi i tij ishte një inskenim dhe një vendim komplet i bazuar në thashetheme.
“Siç mund të shihni nga ky Vendim i Inspektoratit të Punës, suspendimi im nga puna ka ndodhur në bazën e thashethemeve, të cilat me shumë gjasë janë fabrikuar nga vet aktorët e kësaj maskarade me elemente të një hakmarrjeje të shfrenuar dhe të turpshme, me vendime arbitrare, joetike dhe joprofesionale nga menaxhmenti i SHSKUK, të cilat kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në sektorin që ju e udhëhiqni”, ka shkruar Bajraktari.
Ai ka theksuar se vendimet e pamatura të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.
“Për më tepër, këto vendime amatoreske me dhjetëra gabime profesionale të Komisioneve Profesionale të SHSKUK të listuara nga Inspektorati i Punës, kanë dëmtuar buxhetin e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, sepse tani SHSKUK është e detyruar të më paguajë tri paga mujore, për muajt në të cilët unë nuk kam punuar fare! Krejt kjo për teket dhe/ose joprofesionalizimin e kompetentëve”, ka thënë kardiologu.
Lexoni të plotë letrën e Bajraktarit:
Kërkesë publike për Ministrinë e Shëndetësisë, Z. Uran Ismaili
I nderuari Z. Ministër,
Siç mund të shihni nga ky Vendim i Inspektoratit të Punës, suspendimi im nga puna ka ndodhur në bazën e thashethemeve, të cilat me shumë gjasë janë fabrikuar nga vet aktorët e kësaj maskarade me elemente të një hakmarrjeje të shfrenuar dhe të turpshme, me vendime arbitrare, joetike dhe joprofesionale nga menaxhmenti i SHSKUK, të cilat kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në sektorin që ju e udhëhiqni.
Për më tepër, këto vendime amatoreske me dhjetëra gabime profesionale të Komisioneve Profesionale të SHSKUK të listuara nga Inspektorati i Punës, kanë dëmtuar buxhetin e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, sepse tani SHSKUK është e detyruar të më paguajë tri paga mujore, për muajt në të cilët unë nuk kam punuar fare! Krejt kjo për teket dhe/ose joprofesionalizimin e kompetentëve!
Nuk jam i vetmi unë Z.Ministër që do marr 3 paga mujore për të njëjtin motiv: Janë edhe së paku 2 kolegë të tjerë të cilët afërsisht me të njëjtat motive janë suspenduar padrejtësisht nga SHSKUK dhe do të marrin nga 3 paga. Dëmtimi i buxhetit më këtë rast është rreth 3000 Euro në total.
A e kemi ne këtë luks Z. Ministër që, qoftë për teke të dikujt, qoftë për joprofesionalizëm me gabime amatoreske, të dëmtojmë buxhetin e varfër të shtetit tonë?
A është normale Z. Ministër që në këtë rast të dëmtohet drejtpërdrejtë pacienti, sepse me këto 3000 euro të shpenzuara nga buxheti i Shëndetësisë për teke të dikujt, do të mund të furnizoheshin qindra pacientë të varfër të Kosovës me gjilpëra dhe gjëra bazike mjekësore?
A është normale Z. Ministër që për teke të dikujt të privohen qindra pacientët nga vizita tek unë për tre muaj me radhë (me vendime arbitrare të motivuara me elemente hakmarrëse), të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre pa u vizituar, duke pritur kthimin tim (edhe me rrezikim të jetës së tyre)?
Ministër, ju lutem shumë ndërmerrni veprimet më të rrepta ndaj përgjegjësve në bazë të përgjegjësisë zingjirore të tyre në sajimin e këtij vendimi skandaloz, me pasoja të rënda për shëndetësinë kosovare! Kërkoni përgjegjësit dhe shkarkoni nga funksionet e tyre në sektorin e Shëndetësisë, sepse ky nuk është skandal i vogël! Unë besoj shumë se ju nuk do ta toleroni një gjendje të këtillë! Unë nuk dua të besoj se Ju do të lejoni të funksionojë edhe më tutje një insitutcion që në dy faqe Vendim, bënë 10 gabime profesionale (shif Vendimin e IP), sepse lënja në funksione e tyre është shumë dekurajuese dhe frikësuese për punëtorët e këtij institucioni!
Ministër, bëjeni këtë për hatër të gjeneratave të reja, të cilat ky dhe vendime të ngjashme i motivojnë ata edhe më shumë që të marrin rrugën pakthim të lëshimit të Kosovës për një jetë më të mirë, sepse suspendimi i një Profesori Universitar në baza kaq të ulëta nuk ndodh askund, madje edhe në vendet më të pazhvilluara të globit.
Mos e bëni këtë për mua, sepse unë, sado që më përpjekje të sforcuara me motive të ulëta ndiqem e persekutohem, sado që tentohet me sforco që të denigrohet personaliteti im, unë jam mirë dhe mirë do të jam!
Sinqerisht,
Prof.dr. Gani Bajraktari
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Nga një muaj paraburgim për dy serbët e arrestuar në veri

Mickovski: Nuk mund ta mbyllim shtetin, në takimin e liderëve duhet të flasim se çfarë të bëjmë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese

Osmani nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, reagon presidenti serb

Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Blinken nga Olso kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia thotë se sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri u krye nga një grup kriminelësh

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës