Inspektorati i Punës ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor dhe të Komisionit për Ankesa, duke kërkuar që Doktor Gani Bajraktari të rikthehet në vendin e punës në QKUK.
Inspektorati i Punës ka vendosur që Dr. Bajraktari të kthehet në vendin e punës sipas kontratës individuale që ka dhe t’ia rimbursojë të gjitha mjetet për kohën që ka qenë i suspenduar.
Vendimin e Inspektoratit të Punës e ka bërë publik dr. Bajraktari, i cili shkruan se “vendimi për suspendimin tim të përkohshëm nga puna mund të këtë dëmtuar seriozisht shëndetin e pacientëve të mi, shumica e të cilëve nuk kanë pranuar të vizitohen tek kolegët e mi të respektuar, për faktin se ata janë mësuar te vizitohen me dekada tek unë në QKUK”.
Postimi i Dr. Bajraktarit në Facebook:
Të dashur miq, Inspektorati i Punës, vërtetoj katërcipërisht atë që unë e pata shkruar para 2 muajsh lidhur me montimin me motive hakmarrëse primitive, të qëllimshme, me vetëdije e paramendim, mirë të planifikuar te suspendimit tim, duke shkelur të gjitha procedurat ligjore e rregullorët në fuqi, me një qëllim të vetëm: hakmarrjen ndaj meje!
Akterëve, të cilët kanë vënë firma në krejt këtë marifetllëk unë siç e dini u kam bërë kallëzim në penal në Prokurori dhe ata do të përballen me drejtësinë. Do të jam këmbëngulës në dënimin e tyre meritor, pavarësisht faktit se ata dëshironin apo nuk dëshironin (ishin të detyruar) të përbaltnin personalitetin tim.
Vendimi per suspendimin tim të përkohshëm nga puna mund të këtë dëmtuar seriozisht shëndetin e pacientëve të mi, shumica e të cilëve nuk kanë pranuar të vizitohen tek kolegët e mi të respektuar, për faktin se ata jane mesuar te vizitohen me dekada tek unë në QKUK. Më vjen shumë keq që disa prej tyre janë detyruar (për shkak të Vendimit të montuar të suspendimit tim) të vijnë në sektorin privat, duke shpenzuar (pa asnjë arsye) para nga xhepi i tyre i varfër, për teket e urdhërdhënësit të Vendimit tashmë të anuluar.
Ju falenderoj per perkrahjen e gjere e te pakursyeshme, tuajen!
P.S. Në koment do të postoj vendimin meritor të Inspektoratit të Punës për anulimin e Vendimeve Skandaloze të QKUK-së./Telegrafi
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë