eksperti ad

Policia vendase janë në kërkim të një njeriu që përdhunoi dhe vrau një vajzë tetëvjeçare dhe më pas e hodhi trupin e saj në plehra.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo ishte parë për herë të fundit në rrugën e saj për një recital të Kur'anit dhe trupi i saj u gjet rreth 2 kilometra nga shtëpia e saj.


ss1

Ndërkohë, janë publikuar disa imazhe të marra nga kamerat e sigurisë, të cilat thuhet se tregojnë të dyshuarin që largohet me Zainab Ansarin para se ajo të mbytej.

Vrasja ka shokuar pakistanezët, duke përfshirë ish yllin e kriketit Imran Khan, duke u bashkuar me thirrjet për policinë që të veprojë më shpejt për të arrestuar të dyshuarin.

ss2

Sipas raporteve të medias lokale, vajza u rrëmbye ndërsa prindërit e saj ishin në Mekë kryen një pelegrinazh fetarë.

ss3 1

Trupi i vajzës është zbuluar nga kalimtarët, në qytetin Kot Road, në provincën e Pubjabit.

ss4

Duke folur në aeroportin e Islamabadit teksa mbërriti në vend, babai i saj, Ameen Ansari tha, ndërsa gruaja e tij qante: "Nuk do të varrosim Zainabin derisa vrasësi të kapet”.

ss5

E nëna e saj ka shtuar: “Unë nuk kam asgjë për të thënë, unë vetëm dua drejtësinë për vajzën time”.

Ndërkohë bëhet e ditur se qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë. /Telegrafi/