U martua pa e njohur, i këkoi martesë përmes telefonit

“Nuk kishte asnjë mënyrë që unë të mos e bëja atë se çfarë babai im më kërkoi e madje as ta pyesja më tepër”, thotë ajo.
Dy ditë më vonë, telefoni i saj cingërroi dhe u lajmërua një burrë por ajo nuk priste që ndonjë gjë të ndodhte në mes tyre.
Por një javë më vonë, ai e telefonoi prapë atë dhe e patën një bisedë goxha relaksuese.
Shumë shpejtë bisedat u shpeshtuan dhe e kuptuan që kishin komplet shije të ndryshme për filmat, muzikën dhe mënyrën se si e shohin jetën.
“Ai mund të jetonte për pesë vjet me radhë pa qeshur asnjëherë, kurse unë jam pikërisht e kundërta e madje e qeshura ime shpeshherë më ka futur në probleme”, tregon Surendra.
Por shumë shpejt ajo e kuptoi që të kundërtat tërhiqen.
Një natë ai i tha asaj në telefon se dëshironte të martohej me të – dhe menjëherë të nesërmen ajo i tregoi babait të saj. Deri këtu çdo gjë mund të duket në rregull, por ekzistonte ende një fakt, që Surindra nuk e kishte parë kurrë të fejuarin e saj.
Pavarësisht nga shqetësimet që kishte, ajo kishte vendosur që të rrezikonte dhe gjërat u përmirësuan kur e pa një fotografi të tij.
E ditën tjetër ai erdhi që ta takonte dhe Surindra është shprehur se u dashurua menjëherë pas tij.
“Ishte i sjellshëm, i qetë dhe i mbushur me dashuri”, tregon ajo.
Ajo tani shprehet se është tërësisht e dashuruar dhe jetojnë sikurse në përralla.



































