Drake ka publikuar albumin e tij të shumëpritur njëherësh të gjashtin në karrierë të premten herët në mëngjes.

“Certified Lover Boy” mban titullin albumi i yllit kanadez për të cilin fillimisht njoftoi në muajin gusht.


Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) ka mbledhur yjet më të mëdhenj të muzikës përfshirë: Jay Z, Travis Scott, 21 Savage dhe më shumë.

drake certified lover boy album 2021 bandwagon Drake (Foto: YouTube)

Në projektin me 21 këngë, ai gjithashtu vazhdon përleshjen e tij lirike me kundërshtarin aktual, Kanye West. Në prag të publikimit të “Donda” dhe “Certified Lover Boy”, të dy reperët shkëmbyen ‘kunja’ ndaj njëri-tjetrit.

Këto nuk i kanë lënë anash as në tekstet e tyre, në të cilat përçojnë mesazhe nga më të ndryshmet.

Kanye West and Drake.optimal Kanye West dhe Drake

Drake ka thyer sërish rekordin për transmetimet njëditore në Spotify me albumin e tij të ri, “Certified Lover”. Albumi i tij i mëparshëm “Scorpion” gjithashtu ka thyer rekord me 132 milionë transmetime në vetëm një ditë.

Në fillim të kësaj jave, “Donda” e West fitoi rreth 100 milionë në 24 orët e para në platformën muzikore, Spotify.

Drake gjithashtu theu rekorde në Apple Music, duke rrëzuar rekordin e tij të vitit 2021 për ‘Artistin më të transmetuar’ brenda një dite, dhe “Certified Lover Boy” u bë albumi më i transmetuar brenda një dite këtë vit në më pak se 12 orë.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të këngëve nga albumi i tij i ri:

21. “F**king Fans”. 20. “No Friends In The Industry” 19. In The Bible (me Lil Durk & Giveon) 18. "Fair Trade" (me Travis Scott) 17. "N 2 Deep" (me Future) 16. "Yebba's Heartbreak" 15. "Papi's Home" 14. "Get Along Better" 13. "Fountains" (me Tems) 12. "Race My Mind" 11. "TSU" 10. "Way 2 Sexy" (me Future & Young Thug) 9. "Love All" (me Jay-Z) 8. Girls Want Girls (me Lil Baby) 7. "Pipe Down" 6. "You Only Live Twice" (me Rick Ross & Lil Wayne) 5. "The Remorse" 4. "7am On Bridle Path" 3. "Champagne Poetry" 2. "IMY2" (me Kid Cudi) 1. "Knife Talk" (me 21 Savage ft. Project Pat). /Telegrafi/