LAJMI I FUNDIT:

U kërkua që AKP të mos vazhdoj me shitjet e aseteve, bordi në rend të ditës ka likuidimin e disa prej tyre [Dokument]

U kërkua që AKP të mos vazhdoj me shitjet e aseteve, bordi në rend të ditës ka likuidimin e disa prej tyre [Dokument]

Kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të mos vazhdon me privatizimin dhe likuidin e aseteve, duke e përdorur vakuumin institucional.

Kurti me anë të një reagimi publik, kishte thënë që ky Bord të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.


“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, kishte thënë Kurti.

Kurti i dërgon letër AKP-së: Mos merrni asnjë vendim që ka të bëjë me privatizimin [Dokument]
Lexo po ashtu Kurti i dërgon letër AKP-së: Mos merrni asnjë vendim që ka të bëjë me privatizimin [Dokument]

Pas thirrjes së Kurtit, AKP njofton se Bordi ka marrë vendim për pezullimin e valëve të shitjes.

“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, me datë 19 shkurt 2021, ka udhëzuar Menaxhmentin e AKP-së që të mos vazhdoj me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021. AKP, gjithashtu dëshiron të bëjë të qartë se ka qenë bashkëpunuese dhe vazhdimisht ka ofruar mbështetjen në vazhdën e përpjekjeve të secilës qeveri për të ndryshuar strategjinë e privatizimit të ndërmarrjeve dhe pronave shoqërore”, thuhej në njoftimin e AKP-së.

Bordi i kësaj ndërmarrje në takimin e mbajtur më 19 shkurt 2021 kishte kërkuar nga menaxhmenti i AKP-së që të mos vazhdojë me valët e shitjes.

Kurti, bordit të AKP-së: Mos provoni të hapni valë të reja të privatizimit në kundërshtim me vendimet në fuqi
Lexo po ashtu Kurti, bordit të AKP-së: Mos provoni të hapni valë të reja të privatizimit në kundërshtim me vendimet në fuqi

Por para kësaj, Bordi i AKP-së më datë 15 shkurt 2021 në një letër të cilën e ka siguruar Telegrafi, i ishte drejtuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe ish-kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për t’i njoftuar lidhur me fillimin e publikimit të valëve të reja të shitjes.

“Çfarëdo vonese në shitjet e aseteve përmes shpalljes publike ndikon direkt në inkasimin e ulët të të hyrave nga privatizimi, i cili pamundëson edhe transferimin e fondeve tepricë në Buxhetin e Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në shkresën e Bordit të AKP-së, të nënshkruar nga kryesuesi Bajram Zejnullahu.

Bordi i AKP-së kishte kërkuar nga Qeveria që të nis procesi i privatizimit, Osmani e kishte kundërshtuar duke e quajtur veprim të dëmshëm (Dokument)
Lexo po ashtu Bordi i AKP-së kishte kërkuar nga Qeveria që të nis procesi i privatizimit, Osmani e kishte kundërshtuar duke e quajtur veprim të dëmshëm (Dokument)

Po ashtu, në dokumentin e siguruar nga Telegrafi, Bordi i AKP-së në mbledhjen e mbajtur më 25 mars, në rend të ditës ka shitjen e aseteve në likuidim përmes të tenderit publik dhe shitjen përmes negocimit të disa aseteve.

“Shitjet e aseteve në likuidim përmes tenderit publik dhe shitjet përmes negocimit direkt. Raportet Rekomanduese të Njësisë së Negocimit Direkt do të paraqiten për shqyrtim dhe miratim nga Valon Tolaj dhe raportet Përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt do të paraqiten për shqyrtim dhe miratim nga Valon Tolaj”, thuhet në pikën e 6 dhe 7 të këtij rendi dite.

Në dokument gjithashtu thuhet se ka çështje të tjera që kanë të bëjnë me aktivitetet e AKP-së. /Telegrafi/