LAJMI I FUNDIT:

Kurti i dërgon letër AKP-së: Mos merrni asnjë vendim që ka të bëjë me privatizimin [Dokument]

Kurti i dërgon letër AKP-së: Mos merrni asnjë vendim që ka të bëjë me privatizimin [Dokument]

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar sot letër kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Bajram Zejnullahu anëtarëve të këtij bordi dhe drejtorit menaxhues, Valon Tolajt ku iu ka kërkuar që të mos marrin vendime që kanë të bëjnë me privatizimin

Kurti në letrën që ka siguruar Telegrafi, shkruan se duhet të pezullohet çdo veprim që ka të bëjë me tjetërsimin apo çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore.


“Kërkoj nga Agjencia Kosova e Privatizimit (AKP) që të pezulloni deri në komunikimin tonë të ardhmen çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin, tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore, siç janë edhe qiradhëniet apo shitjet pa tender publik. Po ashtu, kërkoj që të pezulloni çdo vendimmarrje te ndërmarrjet shoqërore që janë të privatizuara në kushte e që janë akoma nën administrimin e AKP-së”, shkruan Kurti.

U kërkua që AKP të mos vazhdoj me shitjet e aseteve, bordi në rend të ditës ka likuidimin e disa prej tyre [Dokument]
Lexo po ashtu U kërkua që AKP të mos vazhdoj me shitjet e aseteve, bordi në rend të ditës ka likuidimin e disa prej tyre [Dokument]

Po ashtu, në dokumentin e siguruar nga Telegrafi, Bordi i AKP-së në mbledhjen e mbajtur më 25 mars, në rend të ditës ka shitjen e aseteve në likuidim përmes të tenderit publik dhe shitjen përmes negocimit të disa aseteve.

“Shitjet e aseteve në likuidim përmes tenderit publik dhe shitjet përmes negocimit direkt. Raportet Rekomanduese të Njësisë së Negocimit Direkt do të paraqiten për shqyrtim dhe miratim nga Valon Tolaj dhe raportet Përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt do të paraqiten për shqyrtim dhe miratim nga Valon Tolaj”, thuhet në pikën e 6 dhe 7 të këtij rendi dite.

Në dokument gjithashtu thuhet se ka çështje të tjera që kanë të bëjnë me aktivitetet e AKP-së. /Telegrafi/

Letra e kryeministrit Albin Kurti drejtuar AKP-së