Sot në Malishevë në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen punimet e dorës në veshje, dekorime në bizhuteri, si dhe të ushqimeve tradicionale.
Në hapjen e panairit morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.
“Unë ju përgëzoj në rend të parë për punën që po e bëni dhe në të njëjtën kohë, për kultivimin e vlerave të mirëfillta shqiptare, tradicionale, përmes veshjeve dhe ushqimeve, shtrojës dhe mbulojës dhe gjërave tjera nga tradita jonë”, tha nënkryetari Mazreku, me rastin e hapjes së panairit.
Për punën që po bëjnë, sidomos gratë të cilat përmes artit të punimit të veshjeve dhe ushqimeve tradicionale, i ka përgëzuar edhe drejtoresha për Kulturë, Blerta Krasniqi.
Ajo gjithashtu ka thënë se “panairi tashmë tradicional, organizohet në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës dhe me këtë rast ju ka dëshiruar mirëseardhje edhe të gjithë mërgimtarëve nga Komuna e Malishevës”.
Drejtoresha Krasniqi, gjithashtu tha se “përveç panairit, në kuadër të ditëve të mërgatës, mbahet edhe festivali folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i katërt, festival në të cilin prezantohen vlerat e mirëfillta të folklorit”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Zhbllokohet Trepça
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë