LAJMI I FUNDIT:

U godit nga Houthit, braktiset nga ekuipazhi – fundoset anija “britanike” e mallrave në Detin e Kuq

U godit nga Houthit, braktiset nga ekuipazhi – fundoset anija “britanike” e mallrave në Detin e Kuq

Një anije mallrash e regjistruar në Britani është fundosur në Detin e Kuq pasi ekuipazhi u detyrua të braktiste atë, pas një sulmi nga rebelët jemenas Houthi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija e mallrave Rubymar, e cila u braktis në jug të Detit të Kuq pasi u shënjestrua nga Houthit e Jemenit më 18 shkurt.

Dhe ajo është fundosur, tha të shtunën një deklaratë nga qeveria jemenase e njohur ndërkombëtarisht.


Sulmi ndodhi në ngushticën Bab al-Mandab, 35 milje detare (rreth 65 kilometra) në jug të Al Mukha, Jemen, të dielën mbrëma, tha autoriteti i operacioneve tregtare detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), kundër një anijeje që më vonë u identifikua si Rubymar.

Ekuipazhi i anijes së ngarkesave të regjistruar në Britani, e cila vjen me gjatësi 171.6 metra dhe gjerësi 27 metra, u detyrua të ‘braktiste anijen’ pas sulmit, megjithëse UKMTO tha se i gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe ‘autoritetet po hetojnë rastin’.

Ajo thuhet se është e para që u shkatërrua plotësisht si pjesë e fushatës së tyre mbi luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit, si dhe një zyrtar ushtarak rajonal, konfirmuan se anija u fundos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori