LAJMI I FUNDIT:

U evakuuan mijëra njerëz, Singapori hedh në erë një bombë të Luftës së Dytë Botërore

U evakuuan mijëra njerëz, Singapori hedh në erë një bombë të Luftës së Dytë Botërore
Reklama

Specialistët e ushtrisë së Singaporit shpërthyen një bombë prej 100 kilogramësh të epokës së Luftës së Dytë Botërore të gjetur në një kantier ndërtimi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 4,000 njerëz u evakuuan nga banesat aty pranë për shpërthimin e kontrolluar të martën në Singapor.


Bomba ajrore e pashpërthyer u zbulua javën e kaluar ku po ndërtohej një godinë në periferinë verilindore të qytetit, Bukit Timah, tha policia.

Një re e madhe u pa lart të martën në mëngjes, ndërsa ekspertët e asgjësimit të bombave kryen të parin nga një seri shpërthimesh.

Para shpërthimit, oficerët ushtarakë u panë duke vendosur thasë me rërë rreth zonës.

Policia kishte paralajmëruar banorët që të mos alarmoheshin nga shpërthimi i fortë dhe të shmangnin zonën.

Pajisja ka të ngjarë të përmbajë rreth 47 kilogramë eksploziv, mjaftueshëm të fortë për të shkatërruar një bllok apartamentesh, raportojnë mediat lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Botë
“Bëra gjashtë amputime brenda një nate”: Mjeku londinez kujton tmerret që pa për 43 ditë në Gaza

“Bëra gjashtë amputime brenda një nate”: Mjeku londinez kujton tmerret që pa për 43 ditë në Gaza

Botë
Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Botë
Çfarë parasheh plani ambicioz i NASA-s për ndërtimin e shtëpive në Hënë deri në vitin 2040?

Çfarë parasheh plani ambicioz i NASA-s për ndërtimin e shtëpive në Hënë deri në vitin 2040?

Botë
'Situatë shumë e rëndë': Dhjetë vende evropiane rrisin praninë ushtarake në Detin Baltik, përmes një klauzole të aktivizuar për herë të parë

'Situatë shumë e rëndë': Dhjetë vende evropiane rrisin praninë ushtarake në Detin Baltik, përmes një klauzole të aktivizuar për herë të parë

Evropa
Kush janë grupet e armatosura militante në Gaza?

Kush janë grupet e armatosura militante në Gaza?

Botë
Kalo në kategori