LAJMI I FUNDIT:

Twitter ndalon reklamat që mohojnë ndryshimin e klimës

Twitter ndalon reklamat që mohojnë ndryshimin e klimës

Twitter thotë se nuk do të lejojë më reklamuesit në faqen e tij që mohojnë konsensusin shkencor mbi ndryshimet klimatike, duke i bërë jehonë një politike tashmë të vendosur në Google.

“Reklamat nuk duhet të zvogëlojnë bisedat e rëndësishme rreth krizës klimatike”, tha kompania në një deklaratë.


Nuk kishte asnjë indikacion se ndryshimi do të ndikonte në atë që përdoruesit postojnë në faqen e mediave sociale, e cila së bashku me Facebook është vënë në shënjestër nga grupet që kërkojnë të promovojnë pretendime mashtruese për ndryshimin e klimës, transmeton Telegrafi.

Njoftimi që përkon me Ditën e Tokës erdhi disa orë përpara se Bashkimi Evropian të binte dakord për një marrëveshje që kërkon nga kompanitë e mëdha të teknologjisë të kontrollojnë më nga afër faqet e tyre për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtje të tjera të dëmshme. /Telegrafi/