Një gjykatë turke ka kundërshtuar apelin për lirim të parashtruar nga pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili në Turqi akuzohet për lidhje me terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Tretë e Lartë Penale e Izmirit caktoi vazhdimin e arrestit shtëpiak të pastorit amerikan dhe ndalimin e largimit të tij nga vendi.
Ismail Cem Halavurt, avokat i pastorit Brunson, apeloi në gjykatën më të lartë pasi të mërkurën ankesa po ashtu ishte refuzuar nga Gjykata e Dytë e Lartë e Izmirit.
Së fundi, gjykata e kishte lejuar pastorin Brunson të largohej nga burgu dhe caktoi për të arrest shtëpiak për shkak të “problemeve të tij shëndetësore”.
Brunson akuzohet për spiunim për PKK-në, të listuar si grup terrorist nga SHBA dhe Turqia, si dhe për organizatën terroriste FETO, grupin pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, që la të vrarë 251 persona dhe mijëra të tjerë të plagosur.
Turqia dhe SHBA po përjetojnë marrëdhënie të acaruara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave të kabinetit turk për shkak të moslirimit të pastorit Brunson.
Javën e kaluar, presidenti Donald Trump ngriti sulmet e tij ndaj Turqisë duke dyfishuar tarifat amerikane për aluminin dhe çelikun turk.
Të mërkurën, në shenjë kundërpërgjigjeje, Turqia rriti tarifat për disa produkte me origjinë nga SHBA, duke përfshirë alkoolin, produktet e duhanit dhe makinat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel