LAJMI I FUNDIT:

Turqia ka mbyllur hapësirën ajrore për transportimin e trupave ushtarake nga Rusia në Siri

Turqia ka mbyllur hapësirën ajrore për transportimin e trupave ushtarake nga Rusia në Siri

Hapësira ajrore turke është e mbyllur për aeroplanët ushtarakë dhe civilë që transportojnë trupa ushtarake nga Rusia në Siri, tha sot Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe po përpiqet të ndërmjetësojë negociatat midis dy palëve.


“Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarakë rusë, por edhe fluturimet civile që transportojnë ushtarë në Siri”, tha Cavusoglu në një aeroplan në rrugë për në Uruguai, raporton bbc.

“Leja rinovohej çdo tre muaj, por tani ndalimi do të jetë i vlefshëm për tre muaj”, tha Cavusgolu, duke shtuar se për këtë kishte informuar homologun rus Sergey Lavrov.

Rusia është një nga aleatët kryesorë të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin e ndihmoi të qëndrojë në pushtet pas shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011.

Të dy vendet arritën të kapërcejnë krizën që lindi pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në vitin 2015 në kufirin me Sirinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori