Rreth katër milionë njerëz nga Siria ka pranuar Turqia aktualisht; marrëveshja e BE me Turqinë luan në këtë kuadër një rol të madh. Që prej shkurtit 2016 sirianëve u lejohet të punojnë në Turqi. Kjo ka bërë që shumë prej punëve të thjeshta, me paga të ulëta që kryheshin më parë nga vendasit, tani bëhen nga sirianët. Refugjatët bënë edhe që qiratë të rriten, para së gjithash në lindje të Turqisë. Nga ana tjetër, refugjatët sirianë në bazë të të dhënave zyrtare kanë investuar tashmë mbi 330 milionë dollarë në ekonominë turke – për shembull për të ngritur sipërmarrjet e tyre. 6000 të tilla ekzistojnë tashmë.
Megjithatë refugjatët nuk kanë mundur ta bëjnë deri tani për vete Turqinë. “A është vendi ynë kuzhinë popullore? Vendi im është plot të papunë”, -tha në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në Turqi sfiduesi i Erdoganit, Muharrem Ince nga Partia Popullore Republikane (CHP). Kundër Erdoganit ai nuk pati shans, por arriti në vendin e dytë me 30 për qind të votave, edhe në saje të kritikës për politikën e refugjatëve të Erdoganit. Shprehje kritike të tilla dëgjohen me dëshirë nga një pjesë e popullit, në një kohë kur ekonomia turke po tregon shenja dobësie në shumë aspekte.
Në përputhje me këtë Erdogani është nën presion edhe pas zgjedhjeve. Prandaj ai përpiqet që me ndihmën e ushtrisë dhe të milicëve sirianë të paguar t’i vendosë nën kontrollin e tij pjesë të Sirisë Veriore, thotë Günter Meyer, Drejtues i Qendrës për Studimin e Botës Arabe në Universitetin e Maincit. “Kjo do të ishte një zonë që në këndvështrimin e Erdoganit është e përshtatshme për të lehtësuar kthimin e sirianëve nga Turqia”.
Për Evropën, për Gjermaninë, interesi i Erdoganit ofron shanse dhe vështirësi njëkohësisht. Kështu me sa duket Erdogani është mirënjohës për çdo refugjat sirian, që largohet sërish nga Turqia – pavarësisht se në cilin drejtim. Në këtë kuadër, numri i refugjatëve që mbërrijnë nga Turqia në Greqi që prej fillimit të majit është nëntëfishuar, më shumë se 15000 vetë e kaluan Mesdheun midis Turqisë dhe Greqisë. Prandaj Komisari i BE për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, kërkoi që të rritet prania e rojës kufitare dhe bregdetare prej 1500 vetash të BE. Njëkohësisht ai tha se marrëveshja për refugjatët midis BE dhe Turqisë vazhdon të funksionojë.
BE dhe njëkohësisht Gjermania përfitojnë nga interesi i Erdoganit për të kontribuar sa më shumë që të jetë e mundur për paqtimin e shtetit fqinj. “Turqia është shumë e varur nga stabiliteti në shtetin fqinj”, thotë Günter Meyer. Ky është edhe interesi i Gjermanisë – një pikë tjetër lidhëse, po ta vizitojë Erdogani në vjeshtë Gjermaninë. Turqia ka ftuar në fillim të shtatorit edhe për t’u konsultuar për zhvillimet në Siri në një bisedë katërshe Rusinë, Francën dhe Gjermaninë. Vërtet që ende nuk ka reagime nga këto vende, por të gjithë janë të interesuar për fundin e luftës në Siri dhe për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre.
Edhe Gjermania sinjalizon vullnet për një afrim të ri. Kështu një pjesë të sanksioneve ndaj Turqisë qeveria gjermane nuk i zgjati. Sipas medieve, kufiri i sipërm i garantimit të eksporteve në Turqi nga qeveria gjermane, i vendosur më 2017 si mjet presioni ndaj Turqisë, këtë vit nuk u zgjat – dhe kjo pavarësisht faktit se situata e të drejtave të njeriut në Turqi nuk është përmirësuar dhe në burgjet e Turqisë ndodhen edhe më tej 46 nënshtetas gjermanë. Ministria e Jashtme i zbuti pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi edhe këshillat për udhëtimin për turistët dhe biznesmenët. Nga kjo përfiton veçanërisht industria turke e turizmit. Ajo e ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme një zbutje të tillë.
Jo vetëm Gjermania, edhe Holanda kërkon që pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme t’i vërë marrëdhëniet me Turqinë në baza më të mira. “Një normalizim i plotë i marrëdhënieve turko-evropiane megjithatë nuk është i afërt, sepse vazhdojnë të ekzistojnë shumë dallime politike edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë Gunter Seifert nga Fondacioni “Shkenca dhe Politika”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit