LAJMI I FUNDIT:

Turneu kualifikues i hendbollisteve për ‘Euro 2022’ organizohet në Kosovë

Turneu kualifikues i hendbollisteve për ‘Euro 2022’ organizohet në Kosovë
(Foto: kosovahandball.info)

Ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave, do të luhen në Prishtinë.

Ky sukses është arritur pas përpjekjeve të mëdha të presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Pas shumë negociatave të presidentit Saraçini me drejtuesit e Federatës Evropiane të Hendbollit, është vendosur që ndeshjet e grupit të parë të zhvillohen në Kosovë.


Në Grupin 1 janë Portugalia, Kosova, Luksemburgu e Qipro. Turneu mbahet prej 2 deri më 6 qershor. Ndeshjet luhen më 3, 4 e 5 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në ditën e parë, Kosova takohet me Qipron, ndërsa Portugalia me Luksemburgun. Në ditën e dytë janë ndeshjet Luksemburgu – Kosova dhe Qipro – Portugalia, ndërsa në ditën e tretë luhen takimet Luksemburgu – Qipro, Portugalia – Kosova.

Kosova dhe Portugalia pritet të luftojnë për vendin e parë në grup, që dërgon në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në kualifikimet e rregullta për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Në rast se fiton grupin, që edhe është synim, në fazën kryesore kualifikuese, Kosova do të jetë në grup me Spanjën, Hungarinë e Sllovakinë.

Organizimi i ndeshjeve në Kosovë është sukses i madh për Federatën tonë. Gjasat për sukses i kemi më të mëdha dhe synim mbetet vendi i parë në grup për avancim tutje.

Në skuadrën tonë ka optimizëm për sukses, sidomos pas sinjaleve të mira në ndeshjet në Austri. Deri në fillim të qershorit ekipi pritet të kompletohet me disa lojtare që kanë munguar në ndeshjet e muajit të kaluar në Austri.

Turneu i grupit të Kosovës është dashur të organizohet në Portugali, por tani katër skuadra do të luajnë në Prishtinë. FHK-ja vazhdimisht ka marrë vlerësime maksimale për ngjarjet e organizuara te ne.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori