Në qytetin Rosario të Argjentinës, organizatorët tentuan të vendosnin një rekord të ri botëror duke përgatitur një sanduiç gjigant me gjatësi 750 metra.

Për realizimin e këtij projekti u përdorën rreth 1.5 ton mish viçi dhe mbi një mijë bukë të sheshta, në një përpjekje për të thyer një rekord të ri në Librin e Rekordeve Guinness.


Megjithatë, për shkak të vonesave gjatë përgatitjes, turma e mbledhur filloi të humbiste durimin.

Situata doli jashtë kontrollit kur disa nga të pranishmit thyen barrierat mbrojtëse dhe nisën të marrin ushqimin direkt nga tavolinat e përgatitjes.

Si pasojë e kaosit të krijuar, përfaqësuesit e Guinness World Records nuk arritën të kryenin matjet e nevojshme dhe tentativa për rekord nuk u regjistrua zyrtarisht. /Telegrafi/