Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur një embargo për hyrjen e pasagjerëve indianë, të cilët kanë vetëm një emër në dokumentet e tyre të udhëtimit, përfshirë vizat dhe pasaportat.

Një qarkore e lëshuar nga linjat ajrore indiane Air India konfirmoi rishikimin e EBA-s të udhëzimeve të saj të udhëtimit, të cilat thonë se “çdo mbajtës i pasaportës me një emër (fjalë) të vetme qoftë në mbiemër apo emër të dhënë, nuk do të pranohet nga imigracioni i Emirateve të Bashkuara Arabe”.

“Atëherë një pasagjeri të tillë nuk do t’i lëshohet vizë dhe në rast se viza është lëshuar më parë, atëherë ai do të jetë [pasagjer i papranueshëm] nga imigracioni”, shtoi ai.

Reklama

Linjat ajrore IndiGo lëshuan gjithashtu një qarkore të ngjashme për agjentët e udhëtimit të hënën.

Reklama

“Sipas udhëzimeve nga Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, nga 21 nëntori 2022, pasagjerët me një emër të vetëm në pasaportat e tyre që udhëtojnë me vizë turistike, vizitore apo ndonjë lloj tjetër vize nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt/nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, shtoi ai.

Rregulli i ri, megjithatë, përjashton kartat e rezidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbajtësit e vizave të punës me një parakusht.

“Pasagjerët me një emër të vetëm në pasaporta dhe që posedojnë leje qëndrimi ose vizë punësimi do të lejohen të udhëtojnë me kusht që i njëjti emër të përditësohet në kolonat ‘Emri’ dhe ‘Mbiemri’”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga IndiGo.

Reklama

Mbetet e paqartë pse kufizimet u sollën nga autoritetet e Gjirit. Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe është mbështetur në konventën e shkrimit të emrit të cituar nga pjesa 3.4 e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Reklama

“Emri i mbajtësit në përgjithësi paraqitet në dy pjesë; identifikuesin primar dhe identifikuesin dytësor”, sipas rregullave të ICAO. Shteti ose organizata lëshuese do të përcaktojë se cila pjesë e emrit është identifikuesi kryesor. Ky mund të jetë mbiemri, mbiemri i vajzërisë ose emri i martuar, emri kryesor, mbiemri dhe në disa raste edhe i gjithë emri ku emri i mbajtësit nuk mund të ndahet në dy pjesë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Reklama