Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo ka zgjedhur destinacionin luksoz Dubai, për të kaluar disa ditë të mira larg aktiviteteve të përditshme.


Tuna, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

tunasejdi 276046632 150678400702510 1826793392691553150 n

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bileta” ndau me ndjekësit e saj disa imazhe të tjera nga shkretëtira e Dubait, të cilin e ka vizituar të dielën.

Ajo duket mjaft atraktive teksa vë në pah linjat e theksuara të trupit, të cilat janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

tunasejdi 276968778 1099389220623987 8536907552305140548 n

Tuna përndryshe së fundmi ka qenë krye temë e mediave rozë, që kur u raportua se ajo dhe ish-partneri i saj Patris Berisha janë ribashkuar sërish.

Çifti të cilët janë prindër të dy djemve: Tianit dhe Zenit, i kanë dhënë edhe nga një shans njëri-tjetrit, gjersa thuhet se janë duke jetuar së bashku në Shkup. /Telegrafi/

tunasejdi 276004726 148714040956638 1090240389805003852 n

tunasejdi 276065246 2807783156182711 318241669845133576 n

tunasejdi 276106494 834914377466084 7165551307967145495 n