Tuna me një pozë joshëse dhe një mesazh romantik (Foto)

Altuna Sejdiu ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet mjaft joshëse.
Këngëtarja ka pozuar para aparatit të fotografik Norik Uka dhe një prej imazheve e ka postuar në Instagram.
"Çfarë ndodh nën veshtull, mbetet nën veshtull!", ka shkruar Tuna në përshkrimin e fotografisë.
Miti rreth veshtullës rrjedh nga keltët dhe skandinavët, të cilët kanë besuar se ekzistonte një mister rreth kësaj peme duke qenë se mbetej e gjelbër edhe gjatë dimrit, përkundër se i binin gjethet. Në Mesjetë besonin po ashtu se sillte fat.
Në përrallat nordike lidhet me romancën, dashurinë dhe puthjen.

Balder, djali i perëndeshës Frigga, ishte vrarë nga një shpirt i keq me një shigjetë nga druri i veshtullës. Frigga ishte aq e shqetësuar, saqë lotët e saj u shndërruan në manaferra të bardha duke e mbuluar pemën dhe duke simbolizuar dashurinë e saj për djalin.
Sipas përrallës, Frigga ishte lumturuar nga frutat e bardha, saqë e kishte bekuar pemën dhe kishte premtuar se do ta puthte këdo që kalonte nën të nga ajo ditë e tutje.

Në kohët e lashta kjo ishte bërë traditë, ashtu që vizitorët e puthnin dorën e një nikoqiri nën veshtull për ta nderuar legjendën nordike.
Ndërsa nga shekulli i XVII shumë evropianë dhe amerikanë e varin një degëz të veshtullës në derën e tyre gjatë sezonit të festave. Sipas zakonit, nëse kapeni duke qëndruar nën veshtull, mund të merrni një puthje. /Telegrafi/






























































