LAJMI I FUNDIT:

Tuna me një mesazh emocionues për djalin: Nuk kam dashur askënd si të dua ty (Foto)

Tuna me një mesazh emocionues për djalin: Nuk kam dashur askënd si të dua ty (Foto)

Altuna Sejdiu – Tuna vazhdon t’i shijojë në maksimum ditët e saja të para si nënë, ndërsa çastet e lumtura i ndan edhe me fansat e saj që e ndjekin në rrjetet sociale.

Ditën e martë, këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Tian, nga lidhja me Patris Berishën.


Tuna publikon një imazh vërtet të veçantë të Tianit (Foto)
Lexo po ashtu Tuna publikon një imazh vërtet të veçantë të Tianit (Foto)

Kjo ka bërë që Tuna të jetë vazhdimisht pjesë e faqeve rozë dhe të përcillen me vëmendje postimet e saja në rrjetet sociale.

Gjatë të shtunës, ajo ka publikuar një fotografi të përbashkët me foshnjën e saj, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh mjaft emocionues.

“Është e vështirë të besosh se ke qenë në tokë tash e katër ditë, por jam e lumtur që vendose të na japësh hir me praninë tënde, sepse të duam aq shumë…”.

“Kur të pashë për herë të parë, e kuptova se kurrë nuk kam dashur askënd si të dua ty dhe kurrë nuk do të dua! Faleminderit të gjithëve nga thellësia e zemrës për numrin e madh të urimeve për lindjen e Tian Patris… Zemra ime është e plotë”, ka shkruar këngëtarja pranë fotografisë. /Telegrafi/