LAJMI I FUNDIT:

Tuchel: Unitedi i Solskjaerit më dha humbjen më të hidhur në karrierë

Tuchel: Unitedi i Solskjaerit më dha humbjen më të hidhur në karrierë

Chelsea do të jetë nikoqir i Manchester United në përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

The Blues dhe Djajtë e Kuq takohen të dielën e fundit të muajit shkurt me fillim nga ora 17:30.


Për këtë takim, trajneri i skuadrës londineze, Thomas Tuchel ka thënë se ata janë përgatitu shumë dhe ka pranuar se Unitedi i Ole Gunnar Solskjaerit i ka dhënë atij humbjen më të hidhur në karrierë sa ishte te Paris Saint-Germain.

“Unë mund të jem shumë i sinqertë pas asaj ndeshjeje. Isha dy ditë në një vend shumë të errët dhe mund t’ju them se nuk isha në gjendje të flisja me askënd dhe të mendoja për asgjë tjetër përveç kësaj humbjeje”, ka thënë gjermani në konferencë për media.

“Kjo ishte ndoshta disfata më e keqe që pësova sepse erdhi nga askund. Në rrethanat që ajo mbërriti, unë isha për dy ditë në një vend të errët nëse do të vazhdoja të isha trajner”.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të mund t’i krahasoni këto dy ndeshje me njëra-tjetrën. Unë ju thashë se si u ndjeva pas kësaj humbje në Ligën e Kampionëve. Të gjithë e dimë që humbjet janë të vështira për tu tretur. A jam unë një humbës i mirë? Kështu që po. Ndoshta jo kaq shumë, por më trego një humbës të mirë në këtë nivel”.

“Unë do të doja ta ktheja atë. Ne e duam garën dhe ne duam të fitojmë dhe ne duam një luftë të mirë dhe kjo është ajo që shpresojmë të marrim të dielën”, ka shtuar më tej Tuchel.

Manchester United është aktualisht në vendin e dytë me 49 pikë, derisa Chelsea është në të pestin me 43 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori