Tuchel merr vendimin e pazakontë, Anglia do të luajë edhe një ndeshje shtesë në Botëror


Anglia është në bisedime për të zhvilluar një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura ndaj skuadrës së MLS-së, Sporting Kansas City, në përpjekje për ta mbajtur të gjithë skuadrën në ritëm garues gjatë Kupës së Botës 2026.
Ndeshja e propozuar pritet të zhvillohet mes sfidës hapëse të Grupit L kundër Kroacisë në Dallas dhe përballjes së dytë ndaj Ganës, që luhet të martën e ardhshme.
Megjithëse diskutimet janë ende në vazhdim, burime pranë Federatës Angleze të Futbollit kanë bërë të ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar lidhur me kundërshtarin dhe detajet e organizimit.
“Tre Luanët” kanë përdorur një qasje të ngjashme edhe gjatë përgatitjeve për Botërorin, duke zhvilluar një ndeshje stërvitore private ndaj Miamit gjatë kampit të tyre në Florida.

Nëse miqësorja ndaj Sporting Kansas City realizohet, ajo pritet të shërbejë kryesisht për futbollistët që do të kenë pak minuta ose nuk do të aktivizohen fare në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Ky takim shtesë do t’i mundësonte stafit teknik të Anglisë të ruajë nivelin fizik të të gjithë grupit, ndërsa lojtarët rezervë do të qëndronin të gatshëm për t’u aktivizuar në fazat e mëvonshme të turneut.
Anglia e nis rrugëtimin në Kupën e Botës me ndeshjen ndaj Kroacisë, përpara se të përballet me Ganën dhe më pas me Xhamajkën në takimin e fundit të fazës së grupeve./Telegrafi/





































