LAJMI I FUNDIT:

Tuba Buyukustun ndahet nga i dashuri i saj, biznesmeni Umut Evirgen

Tuba Buyukustun ndahet nga i dashuri i saj, biznesmeni Umut Evirgen
Tuba Buyukustun

Mediat turke raportuan se Tuba Buyukustun dhe i dashuri i saj, biznesmeni Umut Evirgen u ndanë pas një marrëdhënie katërvjeçare.

Sipas lajmeve që kanë qarkulluar, burime pranë çiftit zbuluan se Tuba u nda me të dashurin e saj në fillim të krizës së coronavirusit, dhe ajo vendosi të kalojë kohën në karantinë me vajzat binjake, Maya dhe Toprak.


Në paraqitjen e fundit së bashku, një gazetar i pyeti ata për ditën e rëndësishme të tyre dhe Tuba u përgjigj se ajo nuk mendon për martesë, dhe se marrëdhënia e saj me të dashurin është e qëndrueshme.

Tuba Büyüküstün dhe Umut Evirgen

Buyukustun ishte martuar me artistin turk Anwar Saylak, babain e dy vajzave të saj, dhe ajo u nda nga ai në qershor 2017 pas gjashtë vitesh martesë, për të filluar një lidhje të re me biznesmenin Umut Evirgen, i cili është shtatë vjet më i ri se ajo.

Të gjitha lajmet nga Tuba Buyukustun
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tuba Buyukustun

Tuba në anën tjetër po vazhdon të korrë suksese të mëdha si aktore, duke qenë prej vitesh pjesë e filmave e serialeve më të njohur në Turqi.

Tuba Buyukstun

Aktorja, e cila më mirë njihet në trojet shqiptare si “Asi” dhe “Elif”, në vitin 2018 ka investuar edhe në patundshmëri.

Ajo investoi në dy kompanitë e quajtura “Baykon Endüstriyel Tartım Sistemleri” dhe “İstron Elektronik Teknolojiler”. /Telegrafi/