LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Shpresoj që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm

Tsipras: Shpresoj që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, në një intervistë për “Euronews” në gjuhën greke, ka shprehur dëshirë dhe mbështetje që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm.

Tsipras tha se dëshiron që marrëveshja e Prespës të shkojë përpara dhe të zbatohet në të dy vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshiroj dhe shpresoj se kjo marrëveshje do të shkojë përpara. Dëshiroj, shpresoj dhe i mbështesë orvatjet e Zoran Zaevit që ta fitojë referendumin. Dhe kuptohet, pastaj, përpjekja akoma më e vështirë që të gjejë 2/3 në parlamentin e tij që ta ratifikojë ndryshimet kushtetuese. Kjo është mundësi e madhe për Greqinë, mundësi e madhe për rajonin”, tha Tsipras në intervistë.

Alexis Tsipras gjithashtu tha se zgjidhja mes dy vendeve do të fitojë shumicë absolute në Parlamentin e Greqisë dhe sqaroi se Marrëveshja e Prespës, do të vijë në Parlament, ashtu siç është përcaktuar në vetë marrëveshjen “kur pala tjetër do ta finalizojë procesin e revizionit kushtetues dhe kuptohet kur do të formohet protokolli për integrim në NATO” që Greqia të mund ta ratifikojë edhe protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën Atlantike të Veriut.

“Kjo marrëveshje do të marrë shumicë absolute në parlamentin grek. E respektoj dhe nuk dakorodohemi me pozicionin e partnerit tim në koalicion, me të cilin kam bashkëpunim të ndershëm dhe të sinqertë dhe jam i sigurt se do t’i mbajë parimet e tij, ashtu siç beson vet ai, por nuk do ta prishë rrjedhën e papenguar të vendit drejt rikuperimit ekonomik dhe stabilitetit politik”, tha Tsipras në lidhje me pozicionin e “Grekëve të Pavarur” që janë pjesë e qeverisë së tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori