LAJMI I FUNDIT:

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Lepenc, është i Malsor Dashit

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Lepenc, është i Malsor Dashit

Në Lepenc është gjetur trupi i policit Malsor Dashi, nga njësitë e kërkim shpëtimit.

Siç njofton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.


Gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur (Video)
Lexo po ashtu Gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur (Video)

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar më herët se kërkimet për trupin e policit tjetër do të vazhdojnë.

Kujtojmë se të dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura. /Telegrafi/