Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se biseda e tij me Vladimir Putinin ishte "shumë produktive" dhe se është bërë "përparim i madh" me udhëheqësin rus.

Ai thotë se Putin e përgëzoi Trumpin për "arritjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme, diçka që, tha ai, është ëndërruar për shekuj".


Trump thotë se ai dhe Putini ranë dakord që një takim i këshilltarëve të nivelit të lartë, i udhëhequr nga pala amerikane nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillohet javën e ardhshme.

"Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, Budapest, Hungari, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë 'të palavdishme', midis Rusisë dhe Ukrainës", ka thënë më tej ai, përcjell telegrafi

Ai shton se do ta diskutojë telefonatën e sotme me Putinin me Volodymyr Zelensky të premten "dhe shumë më tepër".

Trump tha gjithashtu se Putin e falënderoi gruan e tij, Melania Trump, për "përfshirjen e saj me fëmijët", duke thënë se Rusia ishte "shumë mirënjohëse dhe tha se kjo do të vazhdojë".

Melania i shkroi një letër Putinit, të cilën Trump ia dorëzoi rusit në Alaska në gusht, duke ngritur shqetësime për fëmijët e zhdukur të Ukrainës.

Trump thotë se të dy udhëheqësit folën gjithashtu për tregtinë midis SHBA-së dhe Rusisë kur të mbarojë lufta në Ukrainë.

Kujtojmë se biseda në mes tyre është zhvilluar përpara takimit të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe siç është thënë para takimit mes tyre, temat kryesore të diskutimit do të jenë perspektivat për bisedime paqeje dhe furnizimi i mundshëm i raketave Tomahawk me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën.

Më parë, Trump vuri në dukje se e i tregoi Zelenskyt për mundësinë e paraqitjes për Putinin të një ultimatumi të ri: ose Moska ulet për negociata serioze, ose Kievi do të marrë raketa moderne.

Ndërkohë në një intervistë të dielën në Fox News, Zelensky sinjalizoi se suksesi i Trump në negocimin e një armëpushimi në Gaza i dha atij edhe më shumë besim se paqja mund të arrihet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Dhe Çmimi Nobel për Paqen i lakmuar i Trump mund të vijë më pas, tha ai.

"Por nëse ai do ta bëjë këtë, shpresoj që po dhe Zoti e bekoftë që ai të mund ta bëjë, sigurisht në këtë rast ne do ta nominojmë atë dhe do të jemi krenarë ta përgëzojmë", ka thënë Zelensky. /Telegrafi/