Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij po shikon mundësitë për të ulur taksat mbi pagat dhe mbi fitimet nga shitja e aseteve, siç janë aksionet.
Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis, Trump tha se, “po mendon për uljen e taksave mbi pagat për një kohë të gjatë”.
Ndërkohë, Washington Post raportoi se administrata amerikane po konsideron një ulje të përkohshme të taksave për të mbështetur ekonominë amerikane, e cila në kohët e fundit ka shfaqur shenja të ngadalësimit. Miliona punonjës në Shtetet e Bashkuara paguajnë taksa mbi fitimet e tyre për të financuar programin e kujdesit shëndetësor dhe programin e Sigurisë Sociale për të moshuarit, i cili siguron pagesat e pensioneve, përcjell Scan.
Gjithashtu, Trump tha se vendi është shumë larg recesionit dhe Shtëpia e Bardhë ka ulur ndjeshëm taksat. Në fund të vitit 2017, Trump nënshkroi një ulje masive të taksave, të miratuara nga Kongresi që drejtohet nga republikanët dhe që nga ajo kohë ka premtuar se do të vijojë me ndryshme të tjera të mëdha. Por, lufta tregtare me Kinën ka kthyer shqetësimet se ekonomia amerikane po përballet me një ngadalësim, që ka dëmtuar edhe mundësitë që Trump të rizgjidhet president në vitin 2020.
Trump shtoi se nuk ka nevojë për miratimin e Kongresit për të lidhur taksën mbi fitimet nga shitja e aseteve, që ndryshe njihen si fitime kapitale, me inflacionin. Sipas ekspertëve të kodit tatimor, investitorët do të paguajnë shumë më pak taksa ndaj fitimeve kapitale nëse bëhet indeksim me inflacionin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre