LAJMI I FUNDIT:

Trump do të presë Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar reformën e drejtësisë kriminale

Trump do të presë Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar reformën e drejtësisë kriminale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë Kim Kardashianin në Shtëpinë e Bardhë sot për të tërhequr vëmendjen për reformën e drejtësisë kriminale përmes famës që ka ylli televiziv.

Kim Kardashina është bërë një avokate për çështje të drejtësisë kriminale dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje. Vizita e saj u konfirmua nga dy zyrtarë që folën në USA TODAY me kushtin e anonimitetit sepse takimi nuk është bërë ende publik, transmeton Telegrafi.

Kardashian do të shoqërohet nga ish-të burgosurit e sapo liruar Tynice Nichole Hall, Crystal Munoz dhe Judith Negron.


Kim Kardashian Donald Trump (Foto: Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian është një shoqe e Ivanka Trump, e cila e prezantoi me burrin e saj dhe këshilltarin e lartë presidencial Jared Kushner. Së bashku, ata punuan për të ulur dënimin me burg të Alice Johnson. Johnson gjithashtu do të marrë pjesë në takimin e së mërkurës me Trump, Kardashian dhe tre ish të burgosur.

Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Kardashian, një yll i televizionit, foli në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë në qershor. Ajo ishte më e zëshmja për uljen e dënimit me burgim të Johnson që dha Trump në vitin 2018. Në atë kohë, Johnson ishte një gjyshe 63-vjeçare që vuante një dënim të përjetshëm për një vepër të rëndë me drogë. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Donald Trump (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori