LAJMI I FUNDIT:

Trump shpreson në zvogëlimin e shpejtë të deficitit tregtar me Japoninë

Trump shpreson në zvogëlimin e shpejtë të deficitit tregtar me Japoninë
Foto: Donald Trump/Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thotë se ai pret “të rregullohet me shpejtësi” hendeku tregtar me Japoninë, duke shtuar se mund të ketë një njoftim të ri brenda muajit gushtit.

Trump, i cili u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë një vizite katërditore në Japoni, në anën tjetër vazhdojnë problemet tregtare midis të dy vendeve.


“Në lidhje me tregtinë, do të ketë lajmërime me shumë mundësi në muajin gusht dhe kjo do jetë pozitive për të dy vendet. Kemi pak punë për të arritur Japoninë, për shkak se ata kanë bërë më shumë biznes me ne. Do doja ta përmbysja këtë pabarazi, do të arrijmë një ekuilibër tregtar së shpejti”, u shpreh Trump, përcjell Telegrafi.

Sipas Sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, vitin e kaluar SHBA-ja kishte një deficit 56.8 miliardë dollarë amerikanë në mallra dhe shërbime me Japoninë.

Për çështjen e Gadishullit Korean, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nuk është i shqetësuar nga provat raketore të Koresë së Veriut dhe se ato nuk shkelnin rezolutat e OKB-së. /Telegrafi/