LAJMI I FUNDIT:

Trump: SHBA-ja ndërpret dhënien e 230 milionë dollarëve për Sirinë

Trump: SHBA-ja ndërpret dhënien e 230 milionë dollarëve për Sirinë

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të pezullojë dhënien e mjeteve në vlerë prej 230 milionë dollarë në vit për zhvillimin e Sirisë.

“Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund pagesës qesharake prej 230 milionë dollarë për zhvillimin e Sirisë. Arabia Saudite dhe vendet tjera të pasura të Lindjes së Mesme do të fillojnë të paguajnë në vend të SHBA-ve. Dëshiroj të zhvillojë SHBA-të, ushtrinë tonë dhe vendet që na ndihmojnë!”, shkroi Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.

Më herët, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, deklaroi se mjetet në vlerë prej 230 milionë dollarë të premtuara për vendosjen përsëri të stabilitetit në rajonet e çliruara nga DEASH-i në Siri, do të riorientohen në rajone tjera. /Telegrafi/