LAJMI I FUNDIT:

Trump, Putin, Kim Jong-un dhe jo vetëm: Reklama për Ramazan në të cilën djaloshi kërkon ndihmë nga liderët botërorë (Video)

Trump, Putin, Kim Jong-un dhe jo vetëm: Reklama për Ramazan në të cilën djaloshi kërkon ndihmë nga liderët botërorë (Video)

Një reklamë nga një operator i telefonisë mobile në Kuwait në të cilin një djalë i ri mysliman u bën thirrje udhëheqësve botërorë për të trajtuar krizat në botën arabe, është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.

Dhe siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, videoja në fjalë përfundon me deklaratën se “Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës”.


Në video, të publikuar më 17 maj, një djalë i ri i drejtohet njerëzve që duken si Donald Trump, Vladimir Putinit, Kim Jong-un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Para “Trump”, djali i dëshiron presidentit një Ramazan të lumtur dhe i kërkon atij të thyejnë agjërimin së bashku, “nëse mund ta gjesh shtëpinë time nën rrënoja”.

Djali pastaj merr “presidentin rus Vladimir Putin” për dore dhe i tregon atij për humbjen e familjes së tij në luftë, para se të takojë “kancelaren gjermane Angela Merkel” dhe “kryeministrin kanadez Justin Trudeau” në një plazh ndërsa refugjatët vijnë në breg.

Në një tjetër skenë, “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres” shihet duke ndihmuar refugjatët e Burmas.

Pastaj, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e ul kokën në trishtim, duke qëndruar në mbetjet e dhomës së bombarduar të djalit.

Djali pastaj liron një vajzë të re me një shall palestinez nga burgu.

Vajza duket si një version shumë më i ri i Ahed Tamimit, një i ri i burgosur palestineze e arrestuar vitin e kaluar për shkelmimin dhe goditjen e ushtarëve izraelitë në fshatin e saj në Bregun Perëndimor të Nabi Saleh.

Videoja mbyllet me korin e përsëritur: “Iftari ynë do të jetë në Jerusalem, kryeqyteti i Palestinës”, ndërsa djali drejton udhëheqësit arabë në drejtim të Kupës së Shkëmbit në Jerusalem, një vend i shenjtë mysliman i vendosur në qytetin e kontestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Evropa
Kalo në kategori