LAJMI I FUNDIT:

Trump premton se do të ndryshojë imazh

Trump premton se do të ndryshojë imazh

Donald Trump premtoi se do të ndryshojë imazhin e tij në një takim me dyer të mbyllura me krerët e Partisë Republikane.

Biznesmeni që udhëheq garën për t’u bërë kandidati presidencial i partisë së vjetër, e dërgoi këtë mesazh përmes ndihmësve të tij.

Kështu raporton agjensia Associated Press, ndërsa analistët, siç kishin parashikuar, thonë se ndërsa fundi i garës afrohet, është normale që Trump të zbusë retorikën e tij.

Suksesi i Trump në zgjedhjet partiake ka ngritur alarmin brenda partisë se toni dhe politikat e tij do të largojnë votuesit, përcjell TopChannel.

Të martën e ardhshme, 5 shtete amerikane do të votojnë për të preferuarin e tyre dhe epilogu i garës do të bëhet gjithnjë e më i qartë.

Trump thuajse e ka siguruar fitoren, por nëse nuk arrin dot 1237 delegatët që duhen për kandidimin automatik, kandidati i partisë zgjidhet në negociata brenda saj dhe Trump e di që aty do ta ketë tejet të vështirë.

Associated Press shkruan se ndihmësit e Trumpit, në mbledhjen me krerët e partisë, thanë se ai deri tani ka projektuar një imazh dhe se pjesa që po luan po zhvillohet.

Duke cituar fjalët e Pol Manafort, një ndihmës i Trumpit i sapopunësuar, miliarderi e di që duhet të moderojë personalitetin e tij dhe se duke bërë këtë, vlerësimet negative do të pakësohen dhe imazhi i tij do të ndryshojë për mirë.

Sondazhet tregojnë se Trump ka shumë pak mbështetje mes femrave pas një serie komentesh mjaft të debatueshme për to, për abortin dhe gruan e rivalit të tij Ted Cruz.

Pas fitores së rëndësishme në Nju Jork, vetë Trump dha shenja moderimi kur deklaroi se do të vijë momenti që do t’i duhet të jetë presidencial dhe njerëzve kjo do t’i duket e mërzitshme.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori