Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë bisedave telefonike me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in dhe Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ka theksuar se teksa vazhdojnë proceset diplomatike duhet të vazhdojë koordinimi i përbashkët në ruajtjen e politikës së presionit maksimal mbi Korenë e Veriut.
Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Telegrafi, Trump ka kryer biseda telefonike me Moon dhe Abe. Bëhet e ditur se në bisedën telefonike Trump-Moon është diskutuar në mënyrë të gjerë për takimi më 27 prill të Moon me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërkohë theksohet se dy liderët janë dakorduar se politika e presionit maksimal të zbatuara nën udhëheqjen e SHBA-ve mbi Korenë e Veriut kanë sjellë në situatën e sotme qeverinë e Pyongyang-ut.
Gjithashtu në bisedë është tërhequr vëmendja se procesi i plotë, përfundimtar dhe i pakthyeshëm i çarmatimit bërthamor në gadishullin korean do të sjellë mirëqenie dhe paqe në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251