Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mendon që Volodymyr Zelenskyy është gati të heqë dorë nga Krimea, pavarësisht pohimeve të mëparshme të homologut të tij ukrainas për gadishullin e Detit të Zi që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Duke folur me gazetarët në një aeroport në New Jersey të dielën, një ditë pas takimit me Zelenskyn në Vatikan, Trump tha “Oh, mendoj se po”, në përgjigje të një pyetjeje nëse mendonte që Zelensky ishte gati të “hiqte dorë” nga territori, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
Zelensky tha javën e kaluar se Ukraina nuk mund ta pranonte njohjen e SHBA-së për aneksimin e Krimesë nga Rusia, pasi Trump e akuzoi atë për kokëfortësi për këtë çështje.
Zelensky të premten këmbënguli se territori ishte “pronë e popullit ukrainas”.
Ai nuk iu përgjigj menjëherë komenteve të fundit të Trump.
Ndërkohë, vë në pah mediumi britanik, dy grupe planesh paqeje të publikuara nga Reuters të premten treguan se SHBA-të po propozojnë që Moska të mbajë territorin që ka pushtuar, përfshirë gadishullin strategjik të Krimesë.
Por ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksoi të dielën se propozimi i SHBA-së që Ukraina t’i lëshojë territor Rusisë ishte “i ngjashëm me një kapitullim”.
Në një intervistë me transmetuesin ARD, ai tha se Kievi e dinte se një marrëveshje paqeje mund të përfshijë lëshime territoriale.
Pavarësisht komenteve mbi Krimenë, presidenti i SHBA-së shprehu simpati të re për homologun e tij ukrainas të dielën, duke thënë se ai “dëshiron të bëjë diçka të mirë për vendin e tij” dhe “po punon shumë”.
Duke reflektuar mbi bisedën e tij me presidentin ukrainas, presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se ishte “i befasuar dhe i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer” që Rusia kishte bombarduar Ukrainën pas diskutimeve midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe të dërguarit të paqes të Trump, Steve Witkoff.
“Isha shumë i zhgënjyer që raketat po fluturonin, nga Rusia”, ka thënë presidenti amerikan.
Trump tha se Zelensky “më tha se i duhen më shumë armë, por ai e ka thënë këtë për tri vjet”.
Ndërsa i pyetur se çfarë dëshiron të bëjë Putini, Trump u përgjigj: “Epo, dua që ai të ndalojë së qëlluari. Ulu dhe nënshkruaj marrëveshjen. Ne kemi kufijtë e një marrëveshjeje, besoj, dhe dua që ai ta nënshkruajë atë dhe të mbarojë me të”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Merz: Gjermania do të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë