Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të lëshojë “armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë” nëse Rusia furnizon Iranin me koka bërthamore.
Trump, dy ditë pasi SHBA-të kryen sulme në centralet bërthamore iraniane, transmetoi një deklaratë nga Rusia dhe një paralajmërim për vendin, transmeton Telegrafi.
“A e dëgjova ish-presidentin Medvedev, nga Rusia, duke përdorur fjalën “N” (Nukleare!), dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do ta furnizonin Iranin me koka bërthamore”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të hënën në mëngjes.
“A e tha vërtet këtë apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime? Nëse e tha këtë, dhe nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni menjëherë. Fjala “N” nuk duhet të trajtohet kaq rastësisht”, shtoi Trump.
Ai vazhdoi të lavdëronte sulmet ajrore të SHBA-së mbi Iranin të shtunën, të cilat përfshinin hedhjen e bombave “shkatërruese të bunkerëve” në impiantin e pasurimit të uraniumit në Fordow. Dhe Trump sugjeroi që armiqtë nuk i kanë parë ende armët më të fuqishme të Amerikës.
“Meqë ra fjala, nëse dikush mendon se “pajisjet” tona ishin të shkëlqyera gjatë fundjavës, padyshim pajisjet më të forta dhe më të mira që kemi, 20 vjet më të avancuara se të tjerët, janë nëndetëset tona bërthamore”, shkroi Trump.
“Ato janë armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë, dhe sapo lëshuam 30 raketat Tomahawk – të 30 goditën shenjën e tyre në mënyrë perfekte”, shtoi presidenti amerikan.
Dmitry Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shkroi të dielën në X se “një numër vendesh janë gati të furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

DASH konfirmon vrasjen e shtetasit amerikan në Bregun Perëndimor

Arrestohet miliarderi francez

Arrihet marrëveshja historike, Franca bie dakord për krijimin e shtetit "Kaledonia e Re"

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Aktivisti palestinez ngre padi prej 20 milionë dollarësh kundër administratës Trump

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë