LAJMI I FUNDIT:

Trump bën shaka në lidhje me flokët e tij: “Përpiqem si dreqi për të fshehur atë vend tullac” (Video)

Trump bën shaka në lidhje me flokët e tij: “Përpiqem si dreqi për të fshehur atë vend tullac” (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump i tha një audience aktivistësh konservatorë të premten në mëngjes se ai “përpiqet si dreqi për të fshehur” vendin e tij tullac, duke bërë gjeste në skenë sikur po i ndante flokët për të mbuluar majën dhe pjesën e pasme të kokës së tij.

E gjitha, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, filloi kur Trump e pa veten në ekranin e madh pranë skenës në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Oxon Hill, Maryland.


“Meqë ra fjala, çfarë pamje e bukur që është”, tha ai me brohoritje.

Flokët e Trump kanë qenë prej kohësh një temë spekulimi.

Si kandidat presidencial, Trump lejoi nikoqirin e një emisioni, Jimmy Fallon, që të “gërshetojë” flokët për të provuar nëse janë të vërteta.

Përveç kësaj, si pjesë e zbulimit të tij mjekësor, Trump zbuloi se ai merr Propecia – një ilaç me recetë për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së flokëve. /Telegrafi/