LAJMI I FUNDIT:

Trump anulon takimin me Kim Jong-un (Foto)

Trump anulon takimin me Kim Jong-un (Foto)

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar takimin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke e cilësuar si “të papërshtatshëm në këto momente”, raporton Guardian.

Samiti historik i paraparë të mbahet më 12 qershor, pritej të bashkonte liderin verikorean me presidentin amerikan, mirëpo letra e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, konfirmon se takimi është anuluar, transmeton Telegrafi.


“Mezi kam pritur të takohem me ju. Fatkeqësisht, bazuar në zemërimin dhe deklaratat e bëra së fundmi, mendoj se është një kohë e papërshtatshme të takohemi”, thuhet në letrën e Trumpit.

Pas takimit mes liderit të Koresë së Veriut dhe atij të Jugut gjatë muajit të kaluar, duket se gjërat po shkonin mirë dhe po uleshin tensionet në Gadishullin korean, e në veçanti pas paralajmërimit të samitit ku do të takoheshin edhe Trump dhe Kim Jong-un.

Megjithatë, ky takim është anuluar sot dhe konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse nuk precizohet se kur planifikohet të caktohet data e re për këtë takim. /Telegrafi/