Një moment historik negativ është regjistruar në futbollin italian pas përfundimit të sezonit në Serie A, pasi për herë të parë pas 35 vitesh as Milani dhe as Juventusi nuk do të luajnë në garën elitare evropiane, Ligën e Kampionëve.

Të dy klubet dështuan të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26, duke u mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.


Milani e kishte fatin në duart e veta, por u mposht 2:1 në “San Siro” nga Cagliari, duke i hapur rrugë Romës dhe Comos që ta kalonin në renditje dhe të futeshin në katërshen e parë.

Nga ana tjetër, Juventusi barazoi 2:2 në derbin e Torinos ndaj Torinos dhe e mbylli sezonin në vendin e gjashtë, menjëherë pas Milanit.

Sipas TuttomercatoWeb, kjo është hera e parë që nga sezoni 1991/92 që as Milani dhe as Juventusi nuk do të jenë pjesë e kompeticionit më të fortë evropian.

Që nga viti 1992, kur Kupa e Evropës u riemërua në Ligën e Kampionëve, të paktën njëri prej këtyre dy gjigantëve italianë kishte qenë gjithmonë pjesëmarrës.

Ndërkohë, Luciano Spalletti pritet të vazhdojë në stolin e Juventusit pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2028, ndërsa e ardhmja e Massimiliano Allegrit te Milani mbetet ende e paqartë. /Telegrafi/

telegrafi sport app