Trondit tenistja ukrainase pas fitores në Roland Garros: Nëse do të ishte 100 metra më afër, mund të humbisja familjen time

Tenistja ukrainase Marta Kostyuk u kualifikua në raundin e dytë të Roland Garros pasi mposhti spanjollen Oksana Selehmeteva me rezultat 6:2, 6:3, por pas ndeshjes zbuloi dramën që po kalonte jashtë fushës.
Kostyuk tregoi se në mëngjesin para ndeshjes një raketë kishte goditur pranë shtëpisë së familjes së saj në Ukrainë, vetëm rreth 100 metra larg.
“Jam jashtëzakonisht krenare për veten time sot. Mendoj se kjo ishte një nga ndeshjet më të vështira të karrierës sime. Këtë mëngjes një raketë shkatërroi një ndërtesë rreth njëqind metra larg shtëpisë së prindërve të mi. Ishte një mëngjes shumë i vështirë”, tha Kostyuk.

“Nuk e dija si do të shkonte ndeshja, si do ta përballoja. E kalova një pjesë të mëngjesit duke qarë”, shtoi ajo.
Tenistja ukrainase u tregoi gazetarëve edhe fotografinë që kishte marrë nga prindërit e saj, ku shiheshin tym dhe flakë pranë shtëpisë familjare.
“E mora këtë foto në orën tetë të mëngjesit. Gjatë ndeshjes kishte momente kur ato mendime më riktheheshin, sepse për pjesën më të madhe të mëngjesit ndieja të përziera vetëm duke menduar se nëse do të kishte qenë njëqind metra më afër, mund të kisha humbur mamin dhe motrën time sot”, deklaroi ajo.
‼️MARTA KOSTYUK: there were obviously times in the match when I would go back into thinking about it. Because most of the morning I felt sick just from a thought that's if it was 100 meters closer, I probably wouldn't have a mom and a sister today.
“Well, I have this picture of… pic.twitter.com/o7JoqwdF9T
— Kateryna Lisunova (@KaterynaLis) May 24, 2026
“Ishte vërtet e vështirë ta përpunoja të gjithën kaq shpejt dhe në të njëjtën kohë të dilja në fushë dhe të luaja. Kjo është arsyeja pse jam gjithashtu e lumtur që luajta ndeshjen e parë, sepse nuk e di se cili do të kishte qenë rezultati nëse, për shembull, do të kisha luajtur e fundit”, tha Kostyuk.
“Mendoj se kjo ishte më e afërta që ka ndodhur ndonjëherë me zonën pranë shtëpisë sime dhe kjo është ndoshta ajo që e bën të gjithë situatën më emocionuese. Siç thashë, ka ditë më të mira dhe më të këqija, por kjo ishte padyshim ndër tre më të këqijat”, përfundoi ukrainasja.
Marta Kostyuk gave a moving interview just hours after a missile struck near to her parents' home in Ukraine 🧡 pic.twitter.com/VBCgGZG1XQ
— TNT Sports (@tntsports) May 24, 2026
E gjithë situata mori një dimension shtesë edhe për faktin se kundërshtarja e saj, Selehmeteva, kishte lindur në Rusi dhe vetëm kohët e fundit kishte nisur të përfaqësonte Spanjën. /Telegrafi/











































