Alcaraz njofton tërheqjen nga Wimbledon për shkak të problemeve me lëndimet që vazhdojnë

Carlos Alcaraz nuk do të marrë pjesë në Wimbledon këtë vit, pasi spanjolli njoftoi të martën se ende nuk është gati të rikthehet në fushë, teksa po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e dorës.
“Rikuperimi po shkon mirë dhe ndihem shumë më mirë, por fatkeqësisht ende nuk jam gati për të luajtur. Jam i detyruar të tërhiqem si nga Queen’s, ashtu edhe nga Wimbledon”
“Këto janë dy turne shumë të veçantë për mua dhe do të më mungojnë shumë. Do të vazhdojmë punën për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Alcaraz, i cili vitin e kaluar humbi në finale ndaj numrit një të botës, Jannik Sinner.
Mi recuperación va por buen camino y me siento mucho mejor, pero desgraciadamente aún no estoy listo para poder jugar y por eso tengo que renunciar a la gira de hierba en Queen’s y Wimbledon. Son dos torneos realmente especiales para mí y los echaré mucho de menos. Seguimos… pic.twitter.com/6IL0APkv5G
— Carlos Alcaraz (@carlosalcaraz) May 19, 2026
Alcaraz e pësoi dëmtimin në raundin e parë të Barcelona Open dhe më pas u tërhoq nga turnetë në Madrid dhe Romë, si dhe nga Roland Garros, ku ishte kampion në fuqi (dy herë radhazi).
Tenisti 23-vjeçar, aktualisht numri dy në botë, këtë sezon ka bilanc 22 fitore e 3 humbje dhe ka fituar edhe një titull në Doha. Në janar ai u bë tenisti më i ri në histori që e kompletoi “Career Grand Slam”, pas triumfit në Australian Open.
Wimbledon do të jetë vetëm turneu i tretë Grand Slam që Alcaraz e humb, që nga debutimi i tij në shortin kryesor në Australian Open 2021.

Mungesa e tij i jep edhe më shumë hapësirë Jannik Sinnerit, 24-vjeçarit italian, i cili po shihet si favorit i madh si për Parisin, ashtu edhe për Londrën, ndërsa rivaliteti i tyre i shumëpritur do të duhet të presë. /Telegrafi/

















































