LAJMI I FUNDIT:

‘TripAdvisor’ rekomandon ishullin japonez si destinacionin më në trend për vitin 2018 (Foto)

‘TripAdvisor’ rekomandon ishullin japonez si destinacionin më në trend për vitin 2018 (Foto)

Ishigaki, një ishull i bardhë në arkipelagun Okinawa të Japonisë, është destinacioni më në trend i udhëtimit për vitin 2018 në ‘TripAdvisor’ – por mundësitë janë të mëdha se nuk keni dëgjuar më parë për këtë ishull.

Ishulli japonez ka arritur të futet në listën ‘Destinations on the Rise’, e cila përmes një algoritmi të veçantë e matë çdo vit vlerësimin e turistëve sa i përket akomodimit, restoranteve, atraksioneve, etj., të një vendi, transmeton Telegrafi.


Ishigaki është më i madhi i Ishujve Yaeyama dhe është shtëpi e shumë plazheve të bardha, koraleve të rralla, maleve dhe pyjeve të magjishme.

Çmimi mesatar për një natë në ndonjërin nga këto hotele të këtij ishulli kushton rreth 150 euro për një natë.

Ndërsa hoteli më së miri i vlerësuar në ‘TripAdvisor’ është ai ‘Art Hotel Ishigaki’, në të cilin kushton rreth 100 euro nata gjatë muajit qershor.

Okinawa është emëruar edhe si Hawaii apo Bali i ri, ndërsa turizmi ndërkombëtar po rritet me një ritëm të shpejt.

‘Bloomberg’ më parë kishte raportuar se numri i vizitorëve në Okinawa është rritur 10.5% në vitin 2016.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë e top 10 vendeve të cilat kanë arritur të futen në listën ‘Destinations on the Rise’ të vitit 2018 në prestigjiozen TripAdvisor:

1. Ishigaki, Japoni.

2. Kapaa, Hawaii.

3. Nairobi, Kenya.

4. Halifax, Kanada.

5. Gdańsk, Poloni.

6. San Jose, Costa Rica.

7. Riga, Letoni.

8. Rovinj, Kroaci.

9. Nerja, Spanjë.

10. Casablanca, Moroko. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori