LAJMI I FUNDIT:

Tria: Italia në amulli ekonomike

Tria: Italia në amulli ekonomike

Ministri i Thesarit i Italisë, Giovanni Tria, tha se nuk shihte një recesion në horizont, por pranoi se Italia do të kalonte një periudhë të stagnimit ekonomik.

Tria tha se ngecja ekonomike do të shkaktojë dëme në ekonominë e Italisë por gjithsesi mbetet më pozitive se recesioni.


“Le të presim të dhënat për tremujorin e fundit të vitit 2018. Unë nuk shoh një recesion, shoh një situatë stanjacioni”, tha Tria në një intervistë gazetën italiane Corriere della Sera.

Në lidhje me privatizimet, ministri tha se qeveria po studionte çështjen e transferimit të aksioneve në pronat e kontrolluara nga shteti tek huadhënësit shtetëror Cassa Depositi e Prestiti. /Telegrafi/