LAJMI I FUNDIT:

Tri shtesa në ushqim që ju ndihmojnë të hiqni qafe celulitin

Tri shtesa në ushqim që ju ndihmojnë të hiqni qafe celulitin
(Foto: Castro Veiga)

Celuliti është një nga armiqtë më të mëdhenj të grave dhe pothuajse çdo grua e ka atë. Sidoqoftë, celulitin mund ta heqësh duke u stërvitur, por edhe duke përdorur shtesa ushqimore.

Sipas një raporti të vitit 2015 të botuar në American Journal of Clinical Dermatology, rreth 90 për qind të grave zhvillojnë celulit pas pubertetit, kurse shumë burra gjithashtu përballen me shfaqjen e lëkurës së vrazhdët.


Nëse po luftoni me këtë problem dhe dëshironi ta hiqni qafe, më poshtë jua sjellim suplementet më të mira dietetike për t’ju ndihmuar të arrini rezultatet e dëshiruara.

(Foto: Salud180)

Multivitamina

Nëse doni të zvogëloni shfaqjen e celulitit, shtimi i një multivitamine në rutinën tuaj është një fillimi i mirë. Vitamina B6 zvogëlon prodhimin e lëngjeve në lëkurë, vitamina E stimulon qarkullimin e gjakut, dhe kalciumi zvogëlon yndyrën e trupit dhe zvogëlon shfaqjen e celulitit.

Vaj peshku

Vaji i peshkut jo vetëm që është i mirë për shëndetin e zemrës, por gjithashtu mund të jetë i dobishëm kur është fjala për zvogëlimin e celulitit.

Vaji i peshkut përmban acide omega-3 yndyrore, të cilat ndihmojnë qarkullimin e gjakut, ulin presionin e lartë të gjakut dhe ulin kolesterolin. Të gjitha këto përfitime mbajnë murin qelizor të lëkurës të shëndetshëm. Sa më të shëndetshme të jenë muret e qelizave, aq më pak rrezikoni të keni celulit.

(Foto: Ilahy)

Kolagjeni

Kolagjeni nuk është i dobishëm vetëm në kujdesin e lëkurës: ekspertët thonë se mund të ketë përfitime të mëdha për njerëzit me celulit nëse merret në formën e suplementeve.

Shtesa e parë që rekomandohet për të luftuar celulitin është kolagjeni, sepse lejon që lëkura juaj të jetë elastike dhe e freskët. Sa i përket celulitit, ky elasticitet i shtyn qelizat dhjamore prapa, duke krijuar lëkurë të lëmuar. /Telegrafi/