Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, por çfarë i bën ato të “çmenden” dhe të “lënë kokën” pas dikujt?
Në emër të dashurisë njerëzit kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë disa prej sakrificave më të mëdha: dikush ka marrë trenin për të shkuar në shtetin fqinj, një tjetër i ka hipur avionit dhe ka shkuar në një kontinent tjetër, por nëse partneri/partnerja juaj nuk e bën diçka të tillë nuk do të thotë se nuk ju do, thjesht është shenja e horoskopit që ‘’vendos’’ për të.
Ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për dashurinë, hidhuni një sy nëse është e juaja apo e partnerit tuaj:
Dashi
Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi deshët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë dhe duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit.
Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar.
Peshorja
Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar pranë dashurisë.
Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë shumë pasionante në dashuri, por kur gjërat shkojnë keq ato braktisin menjëherë gjithçka. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t’ua kthejë me të njëjtën monedhë.
Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata, dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMakina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi